Hetemi viziton policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit
Kryetari i Komunës së Leposaviq, Lulzim Hetemi, i ka takuar policët që u aksidentuan të premten në veri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hetemi u uroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë duke u shprehur se beson që do të rikuperohen plotësisht.
Hetemi ka shkruar të dielën se do t’i mbështesë forcat e rendit dhe do të punojë ngushtë për krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë qytetarët e komunave veriore.
“Policët tanë janë heroikë në detyrën e tyre, dhe në çdo moment të vështirë janë në shërbim të komunitetit. Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët tanë me të njëjtin përkushtim. Uroj shërim të shpejtë dhe të plotë për gjithë të lënduarit”, ka thënë Hetemi.