Heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara, Hoxhaj: Janë aleati më i vjetër i Kosovës në Lindjen e Mesme - NACIONALE

Heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara, Hoxhaj: Janë aleati më i vjetër i Kosovës në Lindjen e Mesme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur pajtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo lëvizje pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë në mes të dy vendeve.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme.

“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme