"Heqja e sanksioneve është e domosdoshme", Haradinaj pret në takim eurodeputeten Cramon - NACIONALE

"Heqja e sanksioneve është e domosdoshme", Haradinaj pret në takim eurodeputeten Cramon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Kreu i AAK-së tha se e njoftoi eurodeputeten gjermane për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi.

“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradianj ka falënderuar Cramon për vlerësimin pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës”, tha kreu i AAK-së.

Në fund, Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit, ka kërkuar nga eurodeputetja që Kosovës t'i hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme