Heqja e masave të BE-së, Von der Leyen: Lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm - NACIONALE

Heqja e masave të BE-së, Von der Leyen: Lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se pas heqjes së pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Në llogarinë e saj në “X”, ajo ka shkruar se ky është një lajm i mirë.

“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Von der Leyen.

Lajme të ngjashme