Heqja e masave ndëshkuese, Rama lavdëron Osmanin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e BE-së për t`i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në një lidhje “live”, ai ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani për punën që e ka bërë në këtë drejtim.
Sipas tij, ky rezultat është arritur si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe i një koordinimi të mirë.
“Mbrëmë kemi përmbyllë një samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që ka qenë inkurajues, ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë po se po, por edhe për Kosovën. Për hir të vërtetës më duhet ta them, presidentja e Kosovës ka shkëlqyer. Ka shkëlqyer me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe i një koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, pa dashur këtu të marr asnjë meritë, ia ka dalë të zhbllokojë të gjithë ato fonde të bllokuara prej kohësh nga ana e BE-së”, ka thënë Rama.