Helmimi nga ushqimi në temperatura të larta, IKSHPK tregon se si të mbroheni - NACIONALE

Helmimi nga ushqimi në temperatura të larta, IKSHPK tregon se si të mbroheni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për mbrojtjen nga helmimi në këtë kohë kur vendi po përballet me temperatura të larta.

Në një komunikatë. IKSHPK ka treguar se si ndodhë helmimi nga ushqimi.

“Helmimet shkaktohen nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara me:

• 🦠 Bakterie, viruse apo parazitë

• ☠️ Kimikate të dëmshme

• 🦴 Prania në ushqim e mbetjeve si kocka, metale apo fije floku

• 🚫 Mungesë higjiene gjatë përgatitjes apo ruajtjes së ushqimit

Për të gjitha helmimet ushqimore karakteristikë është paraqitja e shpejtë e simptomave: temperatura, dhimbje barku, të vjella dhe barkqitje”.

IKSHPK po ashtu ka treguar edhe se si të mbroheni:

“• 🍳 Gatuani mirë ushqimin: Posaçërisht mishin, vezët dhe qumështin – të gjitha pjesët duhet të arrijnë temperaturën 70°C.

• ⏰ Konsumoni ushqimin menjëherë pas përgatitjes: Sa më gjatë të qëndrojë, aq më i madh është rreziku i kontaminimit. Ushqimet për fëmijët nuk duhet të ruhen në përgjithësi, duhet të konsumohen sa më parë pas përgatitjes.

• Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: Në të nxehtë mbi 60°C, në frigorifer nën 5°C. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit.

• ♨️ Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: Para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70°C.

• Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin.

• 🧼 Lani duart shpesh dhe si duhet: Para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë.

• Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen.

• 🐜 Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak.

• 💧 Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit.

• 📆 Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: Shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë.

• Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: Përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime".

Lajme të ngjashme