Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengimi të drejtësisë
Drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e Asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser, po dëshmon në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Ajo i është përgjigjur mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me punën e saj dhe rastet e dëshmive në gjyqe të ndryshme, transmeton Klankosova.
“Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar”.
“Unë jam kërkuese, jo që jam eksperte në dhënien e dëshmive, por jam shumë kërkuese”, tha ajo /BetimiPërDrejtësi