Hekuran Murati qesh me komentet e Hotit, ky i kërkon që të bëhet serioz
Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, për të tretën herë po diskutohet projekti për skema sociale. E debati në këtë komision ka nisur me kritika nga ana e opozitës.
“Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë” po e arsyeton para deputetëve ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Para anëtarëve të komisionit, Murati u shpreh se kjo marrëveshje parasheh reformë në skemat sociale pensionale.
“Nuk po marrim kredi për skema sociale, por për reformë në këtë sektor”, tha Murati.
E deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, thotë se nga kjo marrëveshje, 15 milionë euro janë për mbështetje direkte buxhetore, që, sipas tij, janë të panevojshme.
“Në histori nuk ka ndodhur me marrë kredi për skema sociale. Është e pakumtimtë me thanë po marrim kredi e borxhi s’po rritet”, deklaroi Hoti.
E pas deklaratës së Hotit, ministri Murati qeshi me komentet e tij. Për këtë arsye, Hoti kërkoi nga Murati që të jetë më serioz.
“Kërkoj të jeni më serioz, kur flisni me mua”, i tha Hoti minsitrit Murati.
Në anën tjetër deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala e ka kritikuar marrëveshjen për kredi 47 milionë euro, që e parasheh rimbursimin e skemave sociale për vitin 2021./Nacionale.com/