Hekuran Murati paramendon se mund të formohen komisione parlamentare edhe pa qeveri
Hekuran Murati i Vetëvendosjes ka suspenduar logjijkën juridike dhe kushtetuese, duke paramenduar se mund të formohen komisione parlamentare edhe pa formuar qeveri fare. Kuvendi i Kosovës, përkatësisht jetëgjatësia e legjaslitivit është e lidhur pashkëputshëm me formimin e qeverisë ose jo brenda gjashtëdhjetë ditësh, për çka nëse jo shpërbëhet Kuvendi dhe shkohte në zgjedhje të reja, shihet krejt ndryshe nga Murati.
“Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së”, tha Murati.
Postimi i plotë:
Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë.
Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron.
Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së.
Kurse komisionet tjera, të cilat me formulë i takojnë opozitës, por edhe ato që mbikqyrin dikastere përkatëse të ekzekutivit, mund të formohen tek kur të ketë qeveri fuqiplotë dhe të dihet kush është pozita e kush opozita.
Deri atëherë, mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit. Vetëm duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.