Hedhja e gazit lotsjellës, ndërpritet seanca ndaj deputetit Pal Lekaj - NACIONALE

Hedhja e gazit lotsjellës, ndërpritet seanca ndaj deputetit Pal Lekaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, i cili dyshohet për hedhje ta gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2015.

Avokati i Lekajt, Musa Damati, ka treguar se kjo ka ndodhur sepse ende nuk janë pajisur me shkresa të lëndës nga Prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit, Edita Çanta, e ka ndërprerë seancën duke e shtyrë atë për datë tjetër.

Ajo ka kërkuar nga prokurori i rastit që palën mbrojtëse ta pajisë me të gjitha shkresat e lëndës.

Lekaj ngarkohet me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, Lekaj në nëntor të vitit 2015 me qëllim të pengimit të punës së deputetëve në hollë të Kuvendit kishte hedhur gaz lotsjellës.

Lajme të ngjashme