Haziri: ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror
Lutfi Haziri, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka thënë se "Rruga e re," është "brend dhe emër për programin qeverisës", ndërsa logoja dhe ideologjia e partisë janë "vlera më e madhe që krenohemi"
Haziri më tej ka njoftuar se bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kolegët e tjerë, prezantuan programin e tyre "Rruga e re."
Ky program, ka thënë Haziri, synon "rikthimin në fundamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit."