Haziri për Komunën e Gjilanit: E kanë kthyer në një çiflig, qytetarët po trajtohet jo barabartë - NACIONALE

Haziri për Komunën e Gjilanit: E kanë kthyer në një çiflig, qytetarët po trajtohet jo barabartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës la kërkuar që të përfundojnë sa më shpejt për skandalin e thyerjes së derës së drejtorisë së buxhetit në Komunën e Gjilan.

Haziri ka thënë se ky skandal ka detyruar drejtoreshën që të jap dorëheqje, dhe se uron që hetimet të zbardhin këtë skandal.

“LDK kërkon që hetimet të përfundojnë sa më shpejt për skandalin e thyerjes së derës së buxhetit në Gjilan nga persona të paautorizuar. Ky skandal ka detyruar të ‘dorëhiqet’ drejtoreshën e këtij dikasteri, e cila e faktoi atë që LDK e ka alarmuar në vazhdimësi: VV edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer. Hetimet urojmë që ta zbardhin këtë skandal të paprecentë në komunën tonë.”

“Duhet të ketë hetime edhe për moszbatim të projekteve sipas detyrës zyrtare, pasi disa projekte që kanë nisur më 18 janar janë pa leje të punës për shkak të problemeve me pronat e mos zbatimit të hartës zonale sipas Planit Zhvillimor Komunal, duke bërë krim urban.” – ka shkruar Haziri.

Ai tutje ka thënë se ështtë duke vazhduar punësimi në Komunën e Gjilanit me nepotizëm dhe lidhje të ngushta, që për VV vazhdon të jetë logjike.

“Po ashtu, kujdesi ndaj nepotizmit dhe lidhjeve të ngushta në punësim po vazhdon të jetë logjikë pune e VV-së në Gjilan. Kjo mendësi e qeverisjes në Gjilan është e paprecentë, sepse qytetarët tashmë e dinë se për t’u punësuar në institucionet komunale duhet të jesh patjetër kunatë, baxhanak, balldëskë, dajë ose nip i të parit të ekzekutivit.” – ka shkruar ai.

Haziri tutje ka thënë se punësimi i nipit të kryetari të Komunës, Alban Hysenit, në Njësinë e Zjarrfikësve, sipas tij tregon se Komunën e kanë shndërruar në një çiflig.

“Punësimi i nipit të të parit të ekzekutivit në Njësinë e Zjarrfikjes, tregon qartë se si Komunën e shndërruan në një çiflig dhe kjo vërtetë është e pafalshme se si këta njerëz nuk kanë kurrëfar konsiderate që qytetarët po trajtohen në mënyrë kaq të pabarabart.”

“Shkelja tjetër e madhe që po ndodh në isntitucionet komunale në Gjilan është se punënjësve me kontrata mbi vepër të cilët janë punësuar në mënyrë të kundërligjshme, u është dhënë akses në asetet publike. Përpos si shkelje e rëndë e ligjit, tashmë janë plotësuar kushtet që të ballafaqohen me problemet penale sepse shifrat e shpenzimeve publike janë marramendëse.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme