Haziri, Osmanit: Pse Presidentja nuk e fton edhe VV-në për t’ia marrë qëndrimin për draftin? - NACIONALE

Haziri, Osmanit: Pse Presidentja nuk e fton edhe VV-në për t’ia marrë qëndrimin për draftin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentes Vjosa Osmani se do t`i fton në një takim partitë opozitare për të diskutuar rreth draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I dyti i LDK-së ka thënë se e para e vendit duhet ta ftojë edhe partinë në pushtet dhe ta marrë qëndrimin e saj për këtë çështje.

Po ashtu pse nuk e fton edhe VV-në Presidentja për t’ia marrë qëndrimin”, ka thënë Haziri për “Front Online”.

Ai ka bërë me dije se partitë opozitare nuk mund kryejnë punën e Qeverisë.

LDK nuk mundet me kry punën e Qeverisë e as të Presidentes që e kemi votu edhe ne”, ka deklaruar Haziri.

Ende nuk dihet data se kur e para e vendit do t`i ftojë partitë opozitare për takimin e paralajmërua.

Lajme të ngjashme