Haziri: Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit
Anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Republika e Kosovës mund të normalizohet dhe stabilizohet vetëm përmes bashkëpunimit për procese politike.
Në një postim , Haziri ka shkruar se Lidhja Demokratike është parti që “ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra”, duke shtuar se LDK-ja, sipas tij, e ka mbajtur fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës.
“Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, ka shkruar Haziri.
Ai ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga partia e parë, duke thënë se vendi nuk mund të dalë nga kriza pa zhvilluar “instinktin e bashkëpunimit”.
“Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Bashkimi Evropian, NATO dhe gazi amerikan janë procese strategjike për vendin.