Haziri: LDK-ja nuk e sheh si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme - NACIONALE

Haziri: LDK-ja nuk e sheh si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

12 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kryesia e partisë po diskuton çështje thelbësore, përfshirë analizën e rezultatit zgjedhor dhe mundësitë për bashkëpunim në ndërtimin e institucioneve.

Ai theksoi se "nuk ka vend, hapësirë dhe asnjë arsye" për të menduar zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë.

Sipas Hazirit, LDK-ja po shqyrton edhe letrën e Albin Kurtit, ndërsa qëndrimi zyrtar do të bëhet publik pas përfundimit të diskutimeve.

Lajme të ngjashme