Haziri: Kurti është i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë - NACIONALE

Haziri: Kurti është i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mendon se Serbia në mënyrë indirekte e ka pranuar pavarësinë e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet për hyrje/dalje.

Ish-kryetari i Gjilanit tha se nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të mbahet mend për këtë marrëveshje, ai do mbahet mend edhe për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.

“Tash Serbia ka bërë përgatitje dhe ka nxjerr tabela informuese për gjoja këtë lloj marrëveshje por në mënyrë indirekte është njohje e pavarësisë së Kosovës”, tha Haziri në Klan Kosova.

Haziri thotë se Kurti është i vetmi kryeministër që e ka hapur Kosovën me Serbinë.

“Është një lloj njohje indirekte, por nëse Kurti do të mbahet mend për këtë marrëveshje, ai do të mbahet mend për hapje të Kosovës ndaj Serbisë, të gjithë të tjerët e kanë hapur Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, ndërsa i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Kurti”, është shprehur Haziri.

Më tej, ai tha se ftesa e kryeministrit Kurti për partitë opozitare rreth informimit për takimin e Brukselit ishte e vonshme.

Lajme të ngjashme