Haziri i reagon Kurtit: Votuam dy presidente gra, për agjenda të fshehura s’votohet as për Kuvend e për në Qeveri - NACIONALE

Haziri i reagon Kurtit: Votuam dy presidente gra, për agjenda të fshehura s’votohet as për Kuvend e për në Qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas kryeministri në largim, Albin Kurti akuzoi partitë e deritanishme opozitare se janë “patriarkale”, kjo pasi nuk po e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Haziri në një shkrim në Facebook, ka thënë se kanë votuar dy presidente gra, por se tash, për agjenda të fshehura e veprime të njënashme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.

As për grua e as për burrë, por për pëfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontabandës politike, por të meritës politike.

Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës.

Republika, mbi të gjitha!” - ka thënë Haziri.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme