Haziri i përgjigjet Kurtit: LDK e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa kryeministër - NACIONALE

Haziri i përgjigjet Kurtit: LDK e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa kryeministër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij nuk bënë mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeministër.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se , kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin.

Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit! LDK është gati për të gjitha!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme