Haziri i “lutet” VV-së: Koha e fundit për reflektim, veç bashkëpunimi e stabilizon Republikën - NACIONALE

Haziri i “lutet” VV-së: Koha e fundit për reflektim, veç bashkëpunimi e stabilizon Republikën

1 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka kërkuar reflektim të thellë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në një status, i cili duket si lutje ndaj VV-së për bashkëpunim, ai ka vlerësuar se vetëm një gjë e tillë e normalizon dhe e stabilizon Republikën e Kosovës.

Sipas tij, tani është koha e fundit për reflektim të thellë.

“Kosova 🇽🇰 u penalizua në Samitin e NATO-s në Ankara. Pa dyshim, mosardhja e ftesës ndodhi si pasojë e mungesës së stabilitetit institutucional. Bota po ndryshon, por jo ne. Në qarkun e mbyllur vicioz e me kriza politike. Është koha e fundit për reflektim të thellë. Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Republika mbi të gjithë!”, ka shkruar Haziri.

Lajme të ngjashme