Haziri i ashpër ndaj Kurtit: Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar - NACIONALE

Haziri i ashpër ndaj Kurtit: Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën si qeveria aktualisht udhëheq politikën e vendit.

Haziri theksoi se Kosova ka përjetuar një vonesë prej 7 vitesh në procesin e liberalizimit të vizave dhe akuzoi qeverinë dhe kryeministrin për mungesë merite në këtë çështje.

Ai i kërkoi qeverisë të kërkojë falje për bllokimin e gjatë dhe t'i tregojë popullit kur largohen sanksionet.

Nënkryetari i LDK-së gjithashtu kritikoi kryeministrin për një numër veprimesh, duke përfshirë një takim me 50 qytetarë të fituar me bileta falas për udhëtimin në Vjenë, ndërsa shprehu shqetësimin e tij për më shumë se 200 të tjerë qytetarë që shkojnë në gurbet për punë.

Lajme të ngjashme