Haziri: Flitet se Qeveria e ka gati një draft-statut të Asociacionit - NACIONALE

Haziri: Flitet se Qeveria e ka gati një draft-statut të Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mundësi, që ekziston një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Haziri, ka thënë se në qeveritë e mëparshme, nuk ka pasur draft të tillë.

Është folur për një dokument të tillë në Prishtinë, është folur edhe për një statut të Asociacionit të komunave që qeveria e ka gati dhe po e mbanë nën mangë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ky statut nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Flitet se një dokument i tillë është punuar, është punuar më herët nga një organizatë ndërkombëtare. Ai dokument nuk është i bazuar në marrëveshje të Brukselit, ai dokument është përtej asaj marrëveshje dhe përtej pakos se Ahtisarit”, ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme