Haziri: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, janë dështim total i qeverisë Kurti - NACIONALE

Haziri: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, janë dështim total i qeverisë Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosrealizimin e autostradës Gjilan-Prishtinë dhe për premtimin e pa mbajtur për autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë.

Ai shtoi se, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, punimet janë ndalur nën pretekstin e “asgjëje”.

“Katër vite nuk është punuar dhe punimet e realizuara janë degraduar e dëmtuar. Që nga ardhja e Kurtit në pushtet janë ndalë punimet në emër të asgjëje. Anamorava është përjashtuar nga e drejta e saj. Këto autostrada janë dështime totale të kësaj Qeverie”, u shpreh Haziri për “Front Online”.

Lajme të ngjashme