Haxhiu uli tarfiat, Oda e Noterëve reagon: Është vendim i ngushtëm
Ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi udhëzimin e ri administrativ, nëpërmjet të cilit u ulën tarifat noteriale.
Oda e Noterëve të Kosovës në një reagim publik këtë e kanë vlerësuar si vendim të ngushtëm.
“Nuk ka dyshim se zvogëlimi i tarifave noteriale do të ndikoj në zvogëlimin e numrit të të punësuarve dhe stafit ndihmës, gjithashtu kjo zbritje do të ndikoj edhe në të ardhurat e atyre të cilët do të vazhdojnë të punojnë në zyrat noteriale, ngase të gjitha shpenzimet rreth zyrave noteriale përfshirë edhe stafin, si të vetmin burim hyrje i kanë këto tarifa tani të ulura”, thuhet në reagim.
“Nënshkrimin e këtij udhëzimi me ulje të tarifave noteriale pas 10 viteve punë, kur të gjitha shërbimet dhe kostot tjera për këtë periudhë janë rritur, e konsiderojmë të ngutshëm, të pa analizuar mirë dhe të pa mbështetur në analizat dhe raportet ndërkombëtare të prezantuara në grupet punuese”, thuhet më tutje.
Pjesë nga komunikata:
Kuvendi i Odës konsideron se udhëzimi administrativ bie në kundërshtim me nenin 16.1 të Ligjit të Noterisë, pasi që ky udhëzim nuk e pasqyron punën e plotë dhe të saktë të komisionit profesional të caktuar me vendim të MD-së. Në këtë drejtim ne shprehim shqetësimin tonë se konsultimi i MD-së ka qenë sipërfaqësor, thjeshtë vetëm t`a konsumoj nenin 16, e kjo u vërejt edhe në takimin e fundit i quajtur “takim konsultativ” i cili doli të jetë informues rreth nënshkrimit të këtij udhëzimi e jo konsultativ siç ishte thirrur. Oda e Noterëve vazhdon të mbetet prapa deklarimeve të saja se me rastin e nënshkrimit të këtij udhëzimi nuk u morën për bazë propozimet, analizat, krahasimet, përfshi raporte ndërkombëtare të prezantuara nga Oda e Noterëve gjatë punës së këtij komisioni, të arsyetuara dhe argumentuara në raport krahasues me shtetet e rajonit se tarifat ekzistuese janë shumë më të ulëta me ato të cilitdo shtet tjetër. Për ne mbetet ende e pa qartë se pse nuk u përfill mundi dhe puna e këtij komisioni si dhe drafti i përfunduar nga ky komision? Komisioni i Odës së Noterëve me rastin e grupit punues të mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë për tarifat noteriale është ai i cili vetë propozoi lehtësime apo lirim nga tarifa noteriale për disa kategorive të caktuara të qytetarëve si dhe ndryshimin e paragrafit 3 të nenit 23 të draftit të propozuar, që është një lehtësim dhe një lirim shumë i favorshëm për të gjithë qytetarët. Ministria e Drejtësisë mori parasysh vetëm propozimet e komisionit pro-rishikimit me karakter ulje, ndërsa çfarëdo propozimi tjetër, përfshirë shumicën e tyre që të mbeten tarifat ekzistuese, e të cilat në raport me ato të regjionit ishin dukshëm më të ulëta, nuk u morën parasysh dhe nuk gjetën vend në këtë udhëzim.
Për Odën e Noterëve ky udhëzim administrativ si i tillë mbetet i dëmshëm për të ardhmen e sistemin noterial dhe garantimin e sigurisë juridike në vend dhe është koha ajo e cila do t`a dëshmojë që zbritja e tarifave noteriale, çështjet tjera e posaçërisht mungesa e noterëve në shumë komuna që drejtpërdrejtë ndikojnë në shërbimin ndaj qytetareve si dhe mungesa e bashkëpunimit me Odën e Noterëve janë faktorët kyç që po ndikojnë në dëmtimin e sistemit noterial në Kosovë.