Haxhiu thotë se është ngritur për 46% numri i përfituesve për ndihmë juridike falas - NACIONALE

Haxhiu thotë se është ngritur për 46% numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është ngritur për 46 përqind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu ka thënë minsitrja në një postim në rrjete sociale.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 % më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas. Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët. Sot, vizitova Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme