Haxhiu reagon për vdekjen e futbollistit kosovar: Lajm i hidhur - NACIONALE

Haxhiu reagon për vdekjen e futbollistit kosovar: Lajm i hidhur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së futbollistit Erion Kajtazi, në moshën 17 vjeçare.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur “lajm të hidhur” vdekjen e futbollistit Kajtazi.

“Erion Kajtazi ishte futbollisti i KF “Trepça ’89” dhe lojtar i ekipeve kombëtare të Kosovës. Erioni ishte një talent i dalluar i futbollit tonë i cili ndrroj jetë në fushën e blertë, në lojën e futbollit që e kishte pasion!”, ka shkruar tutje ai.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

"Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i pasuksesshëm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete", tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Kajtazi po kalonte në formë mjaft të mirë gjatë periudhës së fundit. Ai kishte bërë prova edhe për gjigantin belg, Anderlecht. Ndërsa ishte edhe përfaqësues i Kosovës U17, ku me fanellën dardane bëri 8 paraqitje.

Nga njerëzit e futbollit në Mitrovicë dhe jo vetëm, ai cilësohej si njëri prej lojtarëve me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.

Lajme të ngjashme