Haxhiu: Shërbimi Sprovues të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit - NACIONALE

Haxhiu: Shërbimi Sprovues të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë.

Haxhiu ka shkruar se nga afër është njoftuar me punën e zyrtarëve sprovues dhe pjesës tjetër të stafit sidomos në mbikqyrjen e dënimeve alternative.

Zyra Rajonale e Shërbimit Sprovues në Mitrovicë. Në këtë vizitë u njoha nga afër me punën e zyrtarëve sprovues dhe pjesës tjetër të stafit sidomos në mbikqyrjen e dënimeve alternative.” – ka shkruar ajo.

Haxhiu tutje ka thënë se sSërbimi Sprovues duhet të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit.

Vlerësova punën e palodhshme të stafit dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet tjera për të siguruar që shërbimi sprovues të ofrojë mbështetje efektive dhe të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit. Jam e përkushtuar që Ministria të investojë në trajnime dhe burime të tjera që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi, në mënyrë që të kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.” – ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme