Haxhiu rikthehet në Kuvend, akuzon ish-partitë opozitare se po protestojnë ndaj mërgatës - NACIONALE

Haxhiu rikthehet në Kuvend, akuzon ish-partitë opozitare se po protestojnë ndaj mërgatës

1 orë më parë

nga NACIONALE

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është rikthyer në Kuvend, në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Haxhiu ka pretenduar se deputetët e ish-opozitës po protestojnë ndaj mërgatës, të rinjve dhe të rejave.

“Siç po e shihni, opozita i proteston edhe mërgatës, edhe të rinjve e të rejave tona, por kur s’ka kauzë, vazhdojnë me veprime të tilla të pajustifikueshme. Ja që opozita po tenton të bëjë veprime të tilla vetëm që të pengojë aktivitetet e Kuvendit”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë ftesë partive opozitare, por sipas saj, kjo është refuzuar nga PDK-ja dhe AAK-ja.

“Kryetari Kurti, në vazhdimësi, ka bërë ftesa për opozitën. Ai së pari është përballur me refuzim të takimeve nga ana e PDK-së dhe AAK-së, dhe, në anën tjetër, me kërkesa të cilat janë në shpërputhje me fuqinë politike, siç janë kërkesat e LDK-së. Pra, seancë do të ketë, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë ka protestuar, por sipas saj, gjithmonë për kauza që i ka konsideruar të rëndësishme për vendin.

“Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin. Kur nuk ke kauzë, veprimet janë banale. Këta kanë probleme lidershipi dhe prandaj edhe veprimet i kanë të pakontrolluara”, ka deklaruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme