Haxhiu për të zhdukurit: Ky kapitull nuk mbyllet pa u gjetur personi i fundit
U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Albin Kurtin dhe Xhelal Sveçlën, kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.
Haxhiu kujtoi se mbi 1,500 persona të zhdukur gjatë luftës ende nuk janë gjetur, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të presin përgjigje edhe pas afro tri dekadash.
“Për familjet, pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës ende vazhdon të jetë një kapitull i hapur”, tha ajo, duke shtuar se çështja nuk do të mbyllet “derisa të gjendet edhe personi i fundit”.