Haxhiu pas vrasjes në Prishtinë: Vrasja e grave nga burrat e tyre, është fenomen tejet shqetësues
Ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së 63 vjeçarës në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vrasja e grave nga burrat e tyre, është fenomen tejet shqetësues,
“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore", aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje, Haxhiu ka thënë se kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale.