Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente - NACIONALE

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se nuk do të jetë kandidate për presidente.

Megjithatë, ajo është shprehur optimiste për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se pas certifikimit të rezultate do të fillojnë diskutimet me partitë politike për këtë çështje.

“Presim një herë që të ndodh certifikimi i rezultateve. Pastaj, pas certifikimit të rezultateve natyrisht se do të ketë takimet me partitë politike dhe e urojmë që ta gjejnë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Kosovës presidentin me mandat 5 vjeçar dhe të vazhdojmë punën dhe përgjegjësi që kemi para qytetareve e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme