Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar nga Ministria e Drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, ka njoftuar personat përgjegjës se personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11- vjeçare, nuk ishte i licencuar nga Ministrisë që ajo drejton.
Në lidhje me ketë, ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.
Haxhiu ka kërkuar trajtim serioz të këtij rasti nga ana e policisë dhe prokurorisë.
“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje, Haxhiu ka paralajmëruar se nuk do tolerohet asnjë shkelje.
“Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, shkruan tutje.
