Haxhiu mbron emërimin e Gashit në pozitën e Kryeprokurorit: Deklarata se ai është pjesë e VV-së janë qesharake - NACIONALE

Haxhiu mbron emërimin e Gashit në pozitën e Kryeprokurorit: Deklarata se ai është pjesë e VV-së janë qesharake

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbrojtur dekretin e saj për të emëruar Kryeprokuror të Shtetit, Zejnullah Gashin.

Duke iu përgjigjur kritikave, ajo ka thënë se Gashi nuk ka ardhur nga rruga në prokurori.

Sipas saj, akuzat se ai është i afërt me VV-në janë qesharake.

“Gashi nuk ka ardhë nga rruga që bëhet kryeprokuror. Ai ka qenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, prandaj këto deklarata se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë qesharake. Dhe nuk e di se nga kush kanë ardhë, por janë, si me thënë, përpjekje dashakeqe për të dëmtuar një proces që ju të gjithë e keni parë që është mbikëqyrë edhe nga organizatat kredibile të shoqërisë civile, dhe po ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Partnerët ndërkombëtarë e kanë përshëndetur këtë emërim, ndërsa sa i përket organizatave të shoqërisë civile më kanë bërë thirrje që sa më shpejt të emërohet Kryeprokurori i Shtetit, duke pasur parasysh që Kosova është më shumë se katër vite me U.D. Kryeprokuror të Shtetit”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme