Haxhiu: Ligji për Byronë do të mundësoj konfiskimin e pasurisë që s`mund të arsyetohet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste se Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë do të miratohet shumë shpejt.
Ajo ka thënë se miratimi i këtij ligji do të mundësonte konfiskimin e të gjithave pasurve që nuk mund të arsyetohen nga pronari.
Në tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ajo ka kërkuar një bashkëpunim ndërmjet institucioneve të rendit dhe të drejtësisë.
“Jam optimiste që Ligji për Byronë do të mundësoj që e gjithë pasuria që nuk mund të arsyetohet të konfiskohet. Është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave. Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin e Fondit të konfiskim që mjetet të destinohen për grupet e margjinalizuara”, ka thënë Haxhiu, raporton EO.
Ajo ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë përpjekur të adresohen të gjitha sfidat që kanë të bëjnë me këtë proces.
“Është e rëndësishme që jemi mbledhur këtu, ngase kemi hasur sfida në adresimin e çështjeve për pasurinë e konfiskuar dhe sekuestruara. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përpjekur që të i adresojmë sfidat. Por duhet bashkëpunim që ta fuqizojmë Agjencinë”, është shprehur Haxhiu.