Haxhiu: Kjo është veç dramë, nuk mund të manipulohen provat e rastit Dehari
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se vetëm zhvarrosja është zgjidhja për të konstatuar saktë rastin e Astrit Deharit.
Haxhiu ka thënë se provat e institutit zviceran tregojnë që ADN me rastin e rastin e trajtimit të provave ka qenë e vetëm një njeriu, Astrit Deharit, dhe sipas tij nuk mund të ndërtohet një narrativë e re.
“Provat e ekzaminuara zvicerane që kanë qenë në institucion nuk mund të manipulohen, të vidhen. Provat e institutit zviceran që tregojnë se ADN me rastin e trajtimit të provave ka qenë e vetëm një njeriu. Astrit Deharit. Nuk mund të ndërtohet një narrativë e re. Ata që e dinë këtë zanat, nuk mund të kthehen edhe një herë për t’u trajtuar.” - ka thënë ai në T7.
Haxhiu ndër të tjera ka thënë se humbja e gjurmëve është më interesante për publikun se sa diçka tjetër.
“Ekziston vetëm një mënyrë, zhvarrosja e tij. Edhe pse me vonesë. Kjo është konstatuar nga instituti zviceran, por vetëm zhvarrimi i tij mund ta bëjë këtë. Një manipulator ka mundur të bëjë temën e provave temë publike. Humbja e gjurmëve është më interesante për publikun se sa diçka tjetër. Rrëfimi për këtë ngjarje është i mbyllur. Ka dashur ta kthejë përmes një njeriu i cili realisht ka hyrë në këtë valle me manipulim duke e ditur se e vërteta e tij nuk ekziston.” - përfundon ai.
