Haxhiu iu bënë thirrje kandidatëve që kaluan Jurisprudencën: Vendimet t’i merrni në përputhje me Kushtetutën
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila veç në mandatin e saj të parë e ka shkelur disa herë Kushtetutën e vendit, me ligjin për KPK-në e ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, para kandidatëve që kaluan me sukses provimin e Jurisprudencës, iu ka bërë thirrje atyre që vendimet t’i marrin në përputhje me Kushtetutën
“Ju uroj më të mirat dhe jam e bindur që kur do që do të orientoheni në sistemin e drejtësisë, si prokuror, gjyqtar, avokat, apo kudo tjetër do ta kryeni detyrën me përgjegjësi të lartë. Kjo është e rëndësishme edhe për juve edhe qytetarët e Kosovës. Pra çfarëdo pozicioni që të merrni në të ardhmen, të jeni të bindur që është më mirën edhe për Kosovën që ai do të jetë një veprim i ligjshëm, pra veprimet dhe vendimet që i merrni të jenë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu të pa ndikuara”, u shpreh Haxhiu.