Haxhiu i PDK-së: Pantiq në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi Azem Kurtajt, pjesëtar i FSK-së, iu caktuan 30 ditë paraburgim pasi plagosi dy persona në Shtërpcë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu ka përmendur rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq i cili ndodhet në arrest shtëpiak.
“Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak. Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.” – shkroi ai.
Në fund, deputeti i PDK-së ka shkruar: “Krejt dhe drejt” dhe “Barazi dhe drejtësi”.