Haxhiu i bën thirrje Serbisë t’i dorëzojë terroristët e Banjskës dhe kriminelët e luftës - NACIONALE

Haxhiu i bën thirrje Serbisë t’i dorëzojë terroristët e Banjskës dhe kriminelët e luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtëisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në Ministerialin për Drejtësi dhe Punë të Brendshme organizuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Presidencës Spanjolle,

Haxhiu më anë të një postimi ne Facebook, ka njoftuar për diskutimin e sotmshëm në kuadër të Ministralit për Drejtësi dhe Punë të Brendshmee që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Haxhiu tha se i ka bërë thirrje Serbisë t’i dorëzojë terroristët e sulmit në Bansjkë të Zveçanit dhe kriminelët e luftës në Kosovës.

Në diskutimin e sotëm, përgjatë 3 sesioneve të ndara adresuam çështje të rëndësishme të cilat kishin të bënin me sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe aksioni i përbashkët kundër agresionit rus në Ukrainë”, ka shkruar Haxhiu.

Në këtë Ministerial, adresova po ashtu sulmin terrorist të datës 24 shtator në veriun e vendit tonë dhe i bëra thirrje Serbisë që të dorëzojë terroristët dhe kriminelët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë”, tha tutje.

Lajme të ngjashme