Haxhiu harron se VV e bëri Vjosën presidente me votën e Graincës, akuzon Kicën për tradhti - NACIONALE

Haxhiu harron se VV e bëri Vjosën presidente me votën e Graincës, akuzon Kicën për tradhti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu duket ta ketë harruar faktin se partia e saj e zgjodhi Vjosa Osmanin presidente me votën përfshirëse të Adelina Graincës, e cila kishte kaluar nga PDK-ja në VV, vetëm pak javë pasi kishte aderuar në Partinë Demokratike.

Dhe po, kalimi i saj në Grupin Parlamentar të VV-së u zyrtarizua në ditën e zgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit.

Pavarësisht kësaj "loje të ndyrë", Haxhiu ka guxim ta kritikojë Doarsa Kica-Xhelilin për lëvizjen e proklamuar sot në media, atë të zbarkimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haxhiu e akuzoi Kicën për tradhti, duke thënë se besimi që ia dhanë qytetarët konsiderohet i pavlerë.

Unë vazhdimisht kam thënë se kalimi në këtë mënyrë, sidomos pas mbështetjes së madhe popullore që kemi pasur, mendoj që goditja i jepet qytetarëve, sepse besimi që ia kanë dhënë qyetarët konsiderohet i pavlerë për të”, ka thënë ajo në ATV.

Lajme të ngjashme