Haxhiu e Sveçla shkojnë në Leposaviq - NACIONALE

Haxhiu e Sveçla shkojnë në Leposaviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka kanë vizituar komunën e Leposaviqit.

Atje ku të dielen pritet të mbahen zgjedhje, kanë qëndruar sot dy ministra.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se kanë parë nga afër punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës.

“I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.” – ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Në Leposaviq me Ministrin Sveçla

Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.

Lajme të ngjashme