Haxhiu e mirëpret rezolutën e Kongresit për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Mirënjohje për mbështetjen - NACIONALE

Haxhiu e mirëpret rezolutën e Kongresit për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Mirënjohje për mbështetjen

4 muaj më parë

nga NACIONALE

U.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me Rezolutën e iniciuar në Kongresin Amerikan në përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Postimi:

U.D. Presidentja Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Lajme të ngjashme