Haxhiu e lavdëron fort VV-në, Konjufca ia kthen: Ngadalë, se mësyshi tani - NACIONALE

Haxhiu e lavdëron fort VV-në, Konjufca ia kthen: Ngadalë, se mësyshi tani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu i kritikoi lëvdatat e Haxhiut për renditjen e Kosovës në sundimin e ligjit.

“U patët mbytë tu shku nëpër zyre, tu thanë: "korrupsioni, korrupsioni". "Ndërhyrjet politike, ndëhyrjet politike". Mos na sygjero çka me bo”,- tha Musliu, transmeton Nacionale.

Kësaj ia ktheu ministrja Haxhiu.

“Organizatat vendore e ndërkombëtare nuk bëjnë raporte me të nime. Ato bëjnë analiza. Ky vend nuk ka pasë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosja, e vendi s’ka pasë qeveri më të mirë se Vetëvendosja”,- deklaroi Haxhiu.

E këtu ndërhyri Konjufca duke ironizuar.

“Albulenë, e monopolizove krejt. Edhe në opozitë më të mirët, edhe në pushtet më të mirët. Ngadalë, se mundet mësyshi tani...”,- tha Glauk Konjufca.

Lajme të ngjashme