Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual - NACIONALE

Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas denoncimit të një ngacmimi seksual nga alipinistja Mrika Nikçi, e cila ka shpërndarë një video që tregon sulmin ndaj saj, nga personi i dyshuar Flori Beqiraj, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se jeta e vajzave dhe grave në Kosovë po vështirësohet nga ngacmuesit e dhunuesit, duke shtuar se një gjë e tillë është e patolerueshme.

Ndër të tjera ajo u shpreh duke thënë:

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit.

Të njëjtat, do t'i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.”

Në përfundimi të shkrimit të saj, Haxhiu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual!

Lajme të ngjashme