Haxhiu demanton raportimet e medieve daneze: Marrëveshja për burgjet qëndron
Pas raportimëve nga mediet daneze, se marrëveshja mes Danimarkës dhe Kosovës për burgjët është pezulluar, është deklaruar ministrja Albulena Haxhiu.
Haxhiu, ka thënë se nuk është e vërtetë se është pezulliar vendimi për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit nga Danimarka.
“Ky lajm nuk është i vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim”, deklaroi Haxhiu para gazetarëve, raporton Paparaci.
Ajo ka deklaruar se nuk e ka idenë se nga ka qarkulluar ky lajm, pasi që në tetor në Kosovë do të qendrojë një delegacion nga Danimarka.
‘’Duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu.