Haxhiu: Afër 5 mijë vajza dhe gra janë punësuar këtë vit - NACIONALE

Haxhiu: Afër 5 mijë vajza dhe gra janë punësuar këtë vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se këtë vit janë punësuar rreth 5 mijë vajza dhe gra, kuadër të masës 1.3 të Qeverisë.

Sipas Haxhiut, sot sërish është hapur kjo mundësi e punësimit, duke theksuar se pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është pritoritet i Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.

Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë.”

Lajme të ngjashme