Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë se shumë deputetë të kësaj partie ishin ndjerë keq me moskandidimin e Vjosa Osmanit, megjithatë, tash dalin dhe flasin kundër saj.
Ai në Klan Kosova u shpreh mes tjerash se Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin.
“Shumë më kanë thirrur çka po bëhet, as ata nuk kanë qenë të informuar çka po bëhet, “a po bëhet Vjosa, mirë është me shku Vjosa”, shumë deputetë 3-4 e di që kam komunikuar edhe përmes telefonit. Ata po ndihen shumë keq, por tash po çuditem kur të njëjtit po dalin e po bëjnë video kundër Vjosës”, tha ai.
Në fund, Avdyli theksoi se, sipas tij, në vitin 2021 ishte Vjosa Osmani ajo që ndikoi në ardhjen e Albin Kurti në postin e kryeministrit.
“Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin, jo Albin Kurti, Vjosa Osmanin, po flasim për vitin 2021”, ka thënë ai.