Haxhi Avdyli tregon se e mbështeti Vjosa Osmanin për presidente: Qëndrimin e thashë në prani të Kurtit - NACIONALE

Haxhi Avdyli tregon se e mbështeti Vjosa Osmanin për presidente: Qëndrimin e thashë në prani të Kurtit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ai ka bërë të ditur se qëndrimin në mbështetje të Vjosa Osmanit e ka thënë në prani të Kurtit.

Madje, thotë se me disa ishin pajtuar që të mos pajtohen.

Postimi:

Qëndrimin tim për procesin e fundit politik, e kam thënë publikisht në mbledhjen GP të VV-së në prani edhe të zotit Kurti, e poashtu edhe në kryesi të Guxo.

Ne disa, me respekt të ndërsjelltë, jemi pajtuar, që spo pajtohemi me orientimin që po merrte shumica e grupit tonë politik.

Por edhe pse ishte ky mospajtim politik i rrallë mes nesh, nuk do ta kisha menduar kurrë që do pasonte kjo fushatë bazuar në linqim, fyerje, shpifje të ulëta e deri në kërcënime nga kolegë deputetë, politikanë , miqë të mi të njohur e panjohur, nga mu ata që deri para 5 ditësh e quanin Vjosa Osmanin krenari të Kosovës.

Lajme të ngjashme