Haxhi Avdyli krahason shpenzimet e ushqimit të Vjosa Osmanit dhe Hashim Thaçit
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ju e ka etiketuar edhe presidenten Vjosa Osmani, ka krahasuar shpenzimet e ushqimit të Osmanit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Avdyli ka krahasuar shpenzimet e parasë publike të të dy presidentëve për dreka dhe darka, duke thënë se numrat flasin vetë.
Sipas Avdylit, Thaçi për një vit ka arritur t’i shpenzojë mbi 130 mijë euro, ndërsa presidentja Osmani shpenzoi mbi 1 mijë e 400 euro.
“Ja si duket përgjegjësia për paranë publike. Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta”, tha ai.