Haxhi Avdyli e pëlqen statusin e influencerit të GUXO-s ku thuhet se “unë jam më Albinist se vetë Albini” - NACIONALE

Haxhi Avdyli e pëlqen statusin e influencerit të GUXO-s ku thuhet se “unë jam më Albinist se vetë Albini”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haxhi Avdyli, deputet i partisë “GUXO”, duket se ka të qartë të ardhmen e tij politike. Siç shkroi ditë më parë Nacionale, deputeti Avdyli dhe disa figura të tjera të GUXO-s, përveç deputetit Burim Meta, nuk e kanë përkrahur në asnjë formë publike intervistën e presidentes Vjosa Osmani, e cila e kritikoi bashkëkryetaren e GUXO-s, Donika Gërvalla.

Një tjetër sinjal interesant rreth “vetëvendosjes” së Avdylit është një pëlqim i një statusi, ku “madhëtohet” kryeministri Albin Kurti, duke ia mveshur një “teorizim” politik të quajtur “Albinist.

Në statusin e tij, Luan Gacaferi, një aktivist i GUXO-së, shkroi se është më “Albin se vetë Albini”.

Unë jam me mish e me shpirt GUXO, por kur punon dikush me krejtë qenien e tij për Kosovën si Albini, unë jam ma Albinist se vetë Albini” – ka shkruar ai, transmeton Nacionale.

Këtë status, ku konsiderohet se Kurti “punon…me krejt qenien e tij për Kosovën”, e ka pëlqyer deputeti Avdyli.

Në një interpretim të shpejtë të këtij statusi, del se Kurti qëndron mbi GUXO-n. Pra Avdyli, përmes pëlqimi të statusit, është pajtuar se Kurti, që punon “me krejt qeniene e tij për Kosovën”, është mbi përkatësinë e tij partiake.

Lajme të ngjashme