Haxhi Avdyli: Doarsa M’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë vetëvrasje politike - NACIONALE

Haxhi Avdyli: Doarsa M’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë vetëvrasje politike

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti Listës Guxo, Haxhi Avdyli, mendon se Doarsa Kica – Xhelili, deputetja e larguar nga ky subjekt ka bërë vetëvrasje politike.

Avdyli tha se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë paknaqësi apo kërkesë për të qenë kryetare e partisë.

Ai tha se ajo e ka pasur gjithë hapësirën e nevojshme, si në partinë Guxo ashtu edhe në Vetëvendosje.

“Gjithë hapësirën e nevojshme e ka pasë, ashtu edhe në Vetëvendosje. Në partinë Guxo kemi pasur mbledhje e ka qenë më dhjetra herë, asnjëherë nuk ka pasur kërkesë. Ne e kishim mirëprit ambicien e saj për listën Guxo. Unë Akoma besoja që do të jetë në Kuvendin e Prishtinës, thash e para që duhet të jetë kryetare e degës së Prishtinës është Doarsa Kica. Mu ka dok shumë intelegjente që ajo me bë vetëvrasje politike”, tha ai në T7.

Ai theksoi se në dy muajt e fundit, Kica-Xhelili ka munguar në takimet e partisë Guxo.

Doarsa Kica Xhelili për herë të parë e kam parë kur Vjosa Osmani e ka prezantu, dmth nuk e ka njoft askush në atë struktur, as Fatoni e as Donika. Kmei mendu që është një vajzë e re me prespektiv. Kemi mendu e kemi besu në të kaluar që është një kuadër me prespektiv politike, por ka qenë më e priveligjumja në partinë Guxio dhe në Lëvizjen Vetëvendosje po flasim si Grup Parlamentar. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë kërkesë specifike. Dy muajt e fundit ka qenë duke munguar në takime. Asnjëherë( kërkesë për të qenë lidere e partisë)”, tha ai.

Avdyli thotë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla i kanë ndihmuar Kica-Xhelilit për të marrë vota.

Lajme të ngjashme