Haxhi Avdyli bën gabime të rënda drejtshkrimore, lihet vetë në dy 'fushata'
Në vetëm një fjali me katër ‘hashtagë’, nënkryetari i partisë Guxo me emrin Haxhi Avdyli ka bërë një mal gabimesh drejtshkrimore duke sulmuar sindikalistët.
Në kaq pak fjalë, ai ka bërë plot tetë gabime drejtshkrimore por të cilat kësaj here mund të vënë në lajthitje votuesit e z. Avdyli.
Ai ka shkruar “#mësimiduhetfilloi” në vend të “#mësimiduhettëfillojë” duke hapur efektivisht edhe fushatën e pestë me radhë nga eksponentët e pushtetit që po bëjnë gabime elementare drejtshkrimore.
Përveç kësaj fushate, ai ka gabuar edhe në fushatën tjetër me ‘hashtag’ kur bën thurjen “#dialogtëvazhdon”.
Në të dyja këto fushata të reja, ai ka mbetur vetëm duke qenë i vetmi person që ka postuar përmes asaj thurjeje.

Ashtu siç edhe pritej, Avdyli ka gabuar rëndë edhe në fjalinë e vetme që ka shkruar.
